Parkingjet janë problem shtetëror në Maqedoni. Për shkak se shteti nuk merret me rregullimin e kaosit me vetura, mund të pësojnë qytetarët që veturat e parkuara gabimisht e pengojnë lëvizjen e lirë.
Këtë herë në Qendrën Klinike në Shkup nuk ka mundur të kalojë vetura e Ndihmës së shpejtë që ka bartur një fëmijë të mitur me probleme shëndetësore.
Video e Televizionit 21 e tregon më së miri këtë problem të cilin e kritikojnë edhe qytetarët që kanë parë këtë kaos.
Qytetarët thonë ”Turp, turp” kur e shohin se çka ndodh në Qendrën Klinike. /Telegrafi/