Një fëmijë është rrëzuar nga shkallët e shtëpisë në Gjakovë, ku fillimisht është dërguar për trajtim në Qendrën Klinike Universitare.
Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është hapur dhe po hetohet.
“Raportohet se në emergjencën e Spitalit të Gjakovës ka kërkuar ndihmë mjekësore një fëmijë, viktima femër kosovare, e cila dyshohet se është rrëzuar nga shkallët në shtëpi. Për shkak të gjendjes shëndetësore viktima është dërguar për tretman mjekësor në QKUK Prishtinë. Rasti vazhdon të hetohet”, thuhet në njoftim. /Telegrafi/