Telegrafi

Fëmija që vjellë nga lodra rrotulluese është vërtetë i pështirë (Video)

Në Dallas të Shteteve të Bashkuara, është filmuar momenti kur një fëmijë nuk ka mundur t’i bëjë ballë xhirove të shpejta dhe ka vjellë.

Por, ushqimi që i ka dalë nga goja, i ka rënë sipër të pranishmëve në këtë lodër gjigante si dhe punonjësve që ishin poshtë, transmeton Telegrafi.

Sidoqoftë, videoja e bërë me efekt të ngadalësimit, është vënë në internet ku është parë mijëra herë.

“Ja pse nuk shkoj në këto vende, sepse mund ta bëj të njëjtën gjë, apo të më bie sipër gjella që dikush e nxjerrë përjashta”, është një koment për këtë rast. /Telegrafi/