Site icon Telegrafi

Fëmija që urinonte në afërsi, merr qendrën e vëmendjes së propozimit romantik (Video)

Kevin Przytula po i propozonte martesë Allyssa Anter, në një park në Miçigan të Shteteve të Bashkuara, kur i biri saj trevjeçar nisi të urinoi.

Familjarët që po e filmonin, mbetën të habitur me të dy skenat që po ndodhnin në të njëjtën kohë, transmeton Telegrafi.

“Dua të urinoj përjashta”, ka thënë vogëlushi, në të njëjtën kohë kur i dashuri nënës së saj ra në njërin gju dhe nxori unazën.

Pa e ditur se çfarë po ndodhte prapa krahëve të tij, ai i propozoi martesë dhe pranoi përgjigje pozitive prej saj, para se të kthehej dhe të shikonte se fëmijë kishte kryer nevojën fiziologjike.

Ngjarja është pëlqyer në masë të madhe, për tu shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale. /Telegrafi/

Exit mobile version