Site icon Telegrafi

Fëmija i preferuar i nënës është më i prirë të vuajë nga kjo sëmundje

Ata të cilët konsiderohen si ‘fëmijët e preferuar’ kanë rrezik më të madh të vuajnë nga depresioni, sipas një studimi të ri.

Pra, ekziston një ‘kosto’ për fëmijët të cilët janë më të favorizuar nga nëna, pasi që janë më të prirë të raportojnë për simptoma depresive.

Simptoma të depresionit kanë raportuar edhe fëmijët të cilët kanë pasur konflikte me nënën e tyre ose që kanë besuar se janë një ‘zhgënjim’.

I publikuar në Journal of Gerontology: Social Sciences, studimi ka shtuar:

“Tensionet janë të larta mes fëmijëve të cilët janë më të favorizuar nga prindërit dhe kujdesen për nënat e tyre – kontekst i cili është mjaft i zakonshëm kur nënat janë në vitet e tyre të 70’ta dhe 80’ta”.

Edhe pse pak nëna apo baballarë e pranojnë se e kanë një djalë apo vajzë të preferuar, studime të shumta tregojnë se kjo dukuri është e vërtetë. /Telegrafi/

Exit mobile version