Telegrafi

Fëmija po mbytej në ujë, askush nuk po e vërente – përveç kujdestares së pishinës (Video)

Në një video të publikuar në internet shihet reagimi shumë i shpejtë i një kujdestare pishine, e cila e shpëton nga mbytja një fëmijë në një pishinë të mbushur me njerëz.

Videoja, përcjell Telegrafi, tregon një pishinë të mbushur me njerëz, në të cilën një fëmijë siç duket kishte rrëshqitur nga “goma shpëtuese”, i cili duket duke “luftuar” në ujë.

Çfarë ka bërë përshtypje përveç reagimit të kujdestarit të plazhit në këtë video është edhe fakti se askush tjetër, edhe pse disa ishin shumë afër, nuk kanë mundur ta vërenin një gjë të tillë.

Këto pamje edhe pse nuk tregohet se në çfarë vendi janë bërë, gjithsesi ato kanë marrë një shikueshmëri të madhe. /Telegrafi/