Telegrafi

Fëmija për pak se nuk e pësoi me jetë, pasi babai e nxiti t’i hipte demit në shpinë ! (Video)

Scott Clark nga Georgia e Shteteve të Bashkuara, i ka thënë të birit Asher se do t’ia japë 20 dollarë nëse i hip demit në shpinë.

Pasi vogëlushi është bindur, është përpjekur të kryejë “detyrën”, por është përplasur për toke nga demi.

Në videon e postuar më poshtë, mund të shihni se si bie djaloshi derisa në sfond dëgjohen familjarët duke e komentuar ngjarjen.

“Megjithëse u rrëzua, unë ia kam dhënë paratë e premtuara. Asher është një kauboj i vogël, që nuk ka marrë ndonjë lëndim nga kjo ngjarje”, ka shkruar Clark lidhur me rastin. /Telegrafi/