Site icon Telegrafi

Fëmija nuk mund të flinte, edukatorja ia mbante dhunshëm kokën të mbuluar me batanije (Video)

Ky është momenti i tmerrshëm, kur edukatorja ia ka mbuluar kokën me batanije një fëmije, sepse refuzonte të flinte.

Ajo shihet teksa e mbante dhunshëm gjashtëvjeçarin, ndërsa të tjerët që ishin në kopshtin që ndodhet në Hezhou të Kinës, shikonin të frikësuar, transmeton Telegrafi.

Zyrtarët e kopshtit u kanë paguar prindërve të fëmijës rreth shtatëmijë euro, shkaku i traumave që përjetoi si pasojë e të cilave ka ankthe nate.

Provat e mbledhura kanë bërë që edukatorja të arrestohet menjëherë, nën akuzën për abuzim me të vegjël.

Prindër të tjerë janë ankuar se fëmijët e tyre kanë ankthe gjatë natës, duke dyshuar se ky nuk është rast i izoluar. /Telegrafi/

https://youtu.be/RHpaKIXBHJg

Exit mobile version