Telegrafi

Fëmija me njohuri të mëdha për dinozaurët, gjeti gabimin e ekspertëve të muzeut (Foto)

Charlie Edwards ka qenë duke vizituar në një muze të Londrës, kur ka vërejtur se poshtë figurës së një dinozauri nuk ishte përshkrimi duhur.

Poshtë një skeleti ka qenë e shkruar se është mishngrënës, ndërsa ai ishte barngrënës me sqep, transmeton Telegrafi.

Dinozauri barngrënës që i ishte ndryshuar përshkrimi

“Më erdhi keq t’ju thosha se e keni gabim, megjithëse besoj shumë në njohuritë që ka biri im”, ka thënë nëna e tij lidhur me rastin.

Mirëpo, ajo e ka shkruar një email dhe iu ka drejtuar zyrtarëve të muzeut, duke e shpjeguar në detaje ngatërrimin që ka mundur të ndodhte.

Pas kësaj asaj i është kthyer përgjigjja, ku thuhet se fëmija i saj kishte të drejtë, ndërsa gabimi ishte bërë pa dashje nga vullnetarët e angazhuar. /Telegrafi/