Policia ka njoftuar se rasti ka ndodhur të dielën në mesditë në fshatin Samadraxhë të Suharekës, ku fëmija aksidentalisht ka rënë në gropën septike, në oborrin familjar, me ç’rast ka gjetur vdekjen.
“Njësite policore, pasi kanë pranuar informatën kanë dalë në vendin e ngjarjes për hetimin e rastit së bashku me prokurorin dhe mjekun ligjor”, ka thënë zëdhënësi rajonal i policisë Hazir Berisha, raportoi Zëri.
Ky është rasti i dytë brenda kësaj jave në rajonin e Prizrenit që mbyten fëmijë në puse. /Telegrafi/