Kinezja e vogël Kang Mengru ka hutuar mjekët me barkun e saj të madh. Vajza njëvjeçare i është nënshtruara rrezatimit CT për të zbuluar pse i ishte rritur barku.
Rezultatet e CT-së kanë shokuar mjekët të cilët e kanë parë se në barkun e saj po rritej një fetus. Ata besojnë se bëhet fjalë për binjakun e saj parazit. Ky fenomen paraqitet kur vjen deri tek ndarja e qelizave vezë (në dy qeliza identike nga të cilat zhvillohen fetuset) me bineq monozigot. Megjithatë, procesi nuk përfundon dhe njëri prej binjakëve në mitër nuk arrin të zhvillohet tërësisht.
Vajzën e pret një operacion me të cilin mjekët do t’i largojnë fetusin nga barku i saj.