Një video e publikuar nga një faqe në “Facebook” tregon një të mitur i cili endet rrugëve të Vlorës dhe lyp para. Por një djalë ka filmuar bisedën me të dhe e pyet se kush e nxjerrë të lyp.
Fëmija i pafajshëm tregon se e nxjerrin prindërit të lyp.
Kur djali i thotë fëmijës që të dalin dhe të kërkojnë prindërit, ai thotë se e ka ftohtë dhe se është më mirë të rrijë brenda në mjediset e lokalit./Albeu.com/