Site icon Telegrafi

Fëmija i mumifikuar para 500 vitesh, zbulohet se ishte i infektuar me hepatit (Foto)

Mumia e një fëmije mesjetar, që besohej se ishte ndër rastet e para të infektimit me linë e ujit, është zbuluar se kishte hepatit.

Analiza e ADN-së që iu bë mbetjeve të shekullit XVI-të, që u gjetën në një bazilikën në Napoli të Italisë, tregojnë shenjat e para të virusit hepatit B, transmeton Telegrafi.

Grupi hulumtues po besojnë se të gjeturat mund të hedhin dritë në origjinën e sëmundjes së lashtë, që sipas Organizatës Botërore të Shëndetësisë, vret nga 1.5 milion njerëz në vjet.

Trupi i fëmijës mumie

Pasi fëmijët e infektuar me këtë sëmundje kanë fytyrë me vrima të vogla, besohej se kishte variolë ose li.

Në fakt, mendohej se kjo ishte evidenca më e vjetër e shenjave të lisë në ndonjë trup, por studimet me mjete të avancuara zbuluan diçka tjetër.

Duke shfrytëzuar mostrat e indeve nga lëkura dhe eshtrat, shkencëtarët arritën të nxjerrin fragmente të vogla të ADN-së, për të formuar kështu një pasqyrë më të madhe të rastit.

Vrimat në fytyrë që besohej se ishin nga lia

Statistikat tregojnë se hepatiti apo e njohur në popull si verdhëza, ka mbytur më shumë njerëz se HIV-i, tuberkulozi dhe malaria.

Vetëm në vitin 2016, mbyti 340 mijë më shumë se HIV, 140 mijë më shumë se tuberkulozi dhe 620 mijë më shumë se malaria.

Krahas sëmundjeve të zemrës, aksidenteve në trafik dhe çrregullimeve mendore, hepatiti konsiderohet si një ndër dhjet vrasësit më të mëdhenj në botë. /Telegrafi/

Exit mobile version