Site icon Telegrafi

Fëmija më i fuqishëm në botë

I lindur në Itali, ky rumun i vogël është bërë i famshëm për aftësitë e tij profesionale në gjimnastikë dhe si rrjedhojë e ka fituar pseudonimin “Hulku i Vogël”. Vargun e shumë tentimeve të tij e ka kurorëzuar me hyrjen në Librin e Rekordeve duke ecur në duar.

Të gjitha ato tentime janë dokumentuar me video incizime të shumta nga ana e babait të Giulianos, i cili në të njëjtën kohë është edhe trajneri i ti. Ish bodybuilderi krenohet me të arriturat e birit të tij të cilin në mënyrë të palodhshme e promovon në kanalin e tij personal në YouTube.

Mirëpo, derisa shumë njerëz janë të impresionuar me gjithë këto gjëra që Giuliano mund të bëj, disa tjerë pyesin se çfarë ndikimesh mund të kanë këto trajnime në zhvillimin normal të tij dhe shprehin brengën për shëndetin e djaloshit.

Exit mobile version