Site icon Telegrafi

Fëmija me dy penisë lind në Rusi

Fëmija, i quajtur Artyom G., ka lindur dy javë më parë në Rusi, pas një lindjeje normale, në të cilën mjekët nuk hasën ndonjë problem.

"Mjekët ishin të shokuar nga ajo çfarë panë kur Artyom lindi: ai kishte 2 penisë, në vend të një", shkruajnë mediat botërore.

Djali u transferua nga materniteti i spitalit tek një klinikë speciale në Moskë, ku ai iu nënshtrua një operacioni të gjatë, për të bashkuar 2 organet seksualë.

"Operacioni ishte shumë i komplikuar. Na duhej të formonim një penis në vend të dyve, të krijonim mur abdominal dhe të krijonim një fshikëz", – tha njëri nga doktorët i përfshirë në operacionin, i cili zgjati plot 5 orë.

"Kur kolegët tanë na kërkuan ndihmë, ne iu përgjigjëm po menjëherë, por nuk mund të imagjinonim që rasti mund të ishte kaq i komplikuar", shtoi ai.

Spitali thotë që foshnja tani është në gjendje shëndetësore shumë të mirë dhe operacioni u krye me sukses.

"Ai do të rritet si çdo mashkull normal dhe do të jetë i aftë të ketë fëmijë", përfundoi doktori.

Ky nuk është rast i izoluar, në qershorin e kaluar, një foshnje lindi me një penis të dytë, por që e kishte në shpinë. Fëmija ishte bir i një fermeri 30-vjeçar kinez, Li Jun, dhe gruas së tij, të cilët jetonin në qytetin e Hejianit të provincës Henan. Shekulli/Telegrafi

Exit mobile version