Telegrafi

Fëmija mbeti vetëm për një orë e gjysmë, teksa prindërit shkuan në trena të shpejtë (Foto)

Daniel Bevis ka qenë së bashku me shoqëri në një park lojërash në Londër, kur e ka dëgjuar një fëmijë të vogël që qante në karrocë.

Burri 22-vjeça r e ka njoftuar sigurimin dhe ka kërkuar ndihmë, pasi në afërsi nuk ishte askush, transmeton Telegrafi.

Fëmija në karrocën pranë shportës së mbeturinave

Kamerat e sigurisë kanë treguar që vogëlushja ishte lënë vetëm për një orë e gjysmë, derisa prindërit kishin shkuar të dërgonin fëmijët tjerë në trena të shpejtë.

“Mbeta i tmerruar kur në karrocën pranë shportës së mbeturinave ishte një fëmijë dhe qante”, ka thënë Beviz lidhur me rastin.

Mësohet se po bëhen hetime ndaj prindërve, që rrezikojnë t’i merret kujdestaria shkaku i këtij veprimi. /Telegrafi/