Hetuesit e Njësisë për hetimin e trafikimit me qenie njerëzore-Prizren në sheshin “Shadërvan”, kanë hasur një fëmijë të moshës 7 vjeçare i nacionalitetit rom, duke kërkuar lëmoshë.
Kushtet atmosferike në atë kohë ishin shumë të ftohta dhe fëmija është marrë nga hetuesit është dërguar në Stacion Policor, ku është kërkuar edhe asistenca e punëtorit social.
Në cilësinë e të dyshuarit është intervistuar gjyshi i saj i cili pas konsultimit me prokurorin kujdestar të krimeve të përgjithshme ndalohet në ndalim policor për 48 orë.
Foto: Ilustrim