Jeremy Gabrysch nga Shtetet e Bashkuara, kishte vënë kamerë për mbikëqyrje në dhomën e ditës, sepse fëmijët zbrisnin poshtë gjatë natës dhe shikonin televizion.
Në përpjekje që të vazhdonte këtë edhe më tutje, njëri prej fëmijëve ishte shtrirë në dysheme dhe ka shkuar vjedhurazi që ta shkyçte nga rryma, transmeton Telegrafi.
Meqenëse nuk e ka vlerësuar si duhet kuadrin në të cilin filmon, ai është turpëruar nga prindërit kur u kuptua veprimi i ndaluar.
“Me rëndësi është të mos kapesh, e jo të mos bësh ndonjë gjë që nuk duhet” është një koment lidhur me rastin. /Telegrafi/