Në disa pamje të publikuara nga mediat e huaja, thuhet se shihet momenti kur pothuajse ndodhi një aksident me fatalitet në një pishinë në SHBA.
Sipas asaj që shkruajnë mediat e huaja, përcjell Telegrafi, bëhet fjalë për pamje që tregojnë momentin kur një fëmijë rrezikon të mbytet në ujë.
Në pamjet që u shfaqën në rrjetet sociale, mund të shihet momenti kur shpëtimtari hidhet, në momentin kur ai vëren se fëmija është në telashe.
Për fat të mirë, gjithçka përfundoi mirë dhe fëmija mori ndihmën e nevojshme.
Së paku sipas mediave, në SHBA, këto skena janë të zakonshme, sidomos në pishina publike – mesatarisht, rreth 390 vdekje të tilla ndodhin çdo vit. /Telegrafi/