Site icon Telegrafi

Fëmija grabit autobusin dhe tërbohet nëpër qytet

Siç raporton agjencia kineze e lajmeve “Xinhua”, trembëdhjetëvjeçari e kishte grabitur autobusin derisa vozitësi ishte në tualet dhe kishte menduar me vete se e diela pasdite është e përsosur për shkatërrim e inventarit nëpër rrugë.

Djaloshi ka manovruar me autobus nëpër lagjen lindore Chaoyang dhe fillimisht ka goditur një automjet dhe një minibus. Kur vozitësi i automjetit ka dalë të flas me fëmijën në timon, djaloshi është nisur mbrapsht dhe i ka prishur edhe 10 automjete tjera të parkuara afër, prej të cilave një ka përfunduar në dyert e një klinike.

“Kur e kam parë autobusin duke i shkatërruar automjetet si buldozer më është dukur se po shoh ndonjë film aksion”, u ka thënë gazetarëve Liu, një pastrues i këpucëve i cili ka qenë dëshmitar i ngjarjes derisa po blinte mëngjesin e tij.

“E kam parë autobusin duke ardhur në drejtimin tim si një dragua. E kam hedhur ushqimin dhe kam filluar të vrapoj për të shpëtuar jetën”, ka shtuar ai.

Për fat të mirë, krejt kjo ndodhi ka përfunduar pa viktima në njerëz. Policia nuk ka dëshiruar të zbulojë identitetin e djaloshin aventurist.

Exit mobile version