Site icon Telegrafi

Fëmija dyvjeçar vret me armë nënën e tij

Një djalë dyvjeçar ka qëlluar për vdekje me armë nënën e tij.

Ngjarja ka ndodhur në qytetin Milwaukee në Shtetet e Bashkuara të Amerikës kur gruaja po udhëtonte në një automjet bashkë me të birin.

Rasti vjen ndërkohë që dy muaj më parë, një nënë u qëllua në rrethana të ngjashme në Florida.

Departamenti i Milwaukee se gruaja 26 vjeçarja vdiq në vend pasi u qëllua me armë.

Fëmija ishte ulur në ndenjësen e pasme të automjetit kur kapi armën dhe qëlloi nënën, e cila drejtonte automjetin.

Babai i fëmijës tha se makina ishte në pronësi të të dashurit të vajzës së tij. Askush tjetër nuk është lënduar në këtë incident.

Exit mobile version