Site icon Telegrafi

Fëmija dyvjeçar humbi në fushën me misër, gjendet dhe mbrohet nga qeni i familjes (Video)

Kaitlyn Bottem nga Minnesota e Shteteve të Bashkuara, ka njoftuar forcat e rendit pasi për gjysmë ore, nuk mund ta gjente fëmijën e saj që u zhduk papritmas.

Vogëlushi dyvjeçar kishte qenë duke luajtur me familjarë, kur është nisur për në fushën e mbjellë me misër dhe nuk dukej askund në errësirë, transmeton Telegrafi.

Për fat të mirë, pas tij ka shkuar qeni i familjes që e ka gjetur dhe e ka mbrojtur, derisa helikopteri me ndjeshmëri në nxehtësi e ka lokalizuar ku ndodhet.

“Sikur mos të ishte qeni, fëmija mund të qante dhe nga paniku i madh, të pësonte sulme ankthi, që do të kishin pasoja të mëdha”, thuhet në raport lidhur me rastin.

Megjithëse i uritur dhe pak i ftohur, fëmija nuk ka pësuar ndonjë lëndim derisa ndodhej për tri orë gjatë natës në ambient të hapur. /Telegrafi/

Exit mobile version