Nëse e keni vërejtur se fëmija i dytë në një familje zakonisht është më i/e lazdruar dhe rebel sesa fëmija i parë, atëherë kjo është e vërtetë.
Studimet e fundit e kanë konfirmuar mitin se fëmija i dytë ka tendenca të jetë më i padisiplinuar, e posaçërisht djemtë, transmeton Telegrafi.
Në vitin 2005, grupi i hulumtuesve nga universiteti i Kalifornisë kishte publikuar studimin, rezultatet e të cilit kishin qenë të papritura: fëmija i dytë zakonisht është më pak i suksesshëm në punë dhe shkollë sesa fëmija i parë.
Ekspertët gjithashtu kishin zbuluar se fëmijët e dytë janë 40% të kenë më shumë probleme me ligjin sesa fëmija i parë.
Sidoqoftë, e tërë kjo nuk ka të bëjë asgjë me probleme shëndetësore apo me nivel tjetër të edukimit. E gjitha ka të bëjë me prindërit dhe me fëmijën e parë.
Posa fëmija i dytë të vjen në familje, prindërit veçse janë praktikuar me fëmijën e parë dhe e rrisin më ndryshe fëmijën e dytë, ndoshta shpeshherë duke u kujdesur më pak për të.
Ekspertët u rekomandojnë prindërve t’u kushtojnë më shumë kujdes fëmijëve të dytë dhe të mundohen t’i kontrollojnë më shumë. /Telegrafi/