Telegrafi

Fëmija duke fjetur me kokë poshtë, tmerron tezen që po kujdesej për të (Foto)

Mikaela Long nga Kalifornia e Shteteve të Bashkuara, është kujdesur për mbesën sepse motra saj kishte një angazhim.

Por, derisa po e shikonte në ekran, ajo është tmerruar kur e ka parë vogëlushen që flinte me kokë poshtë, teksa këmbët i kishte përjashta rrethojave të shtratit, transmeton Telegrafi.

Fotografinë e vajzën që flinte në këtë mënyrë Long e ka postuar në Twitter, ku është shpërndarë me mijëra herë.

“T’ia thërras prindërit apo ekzorcistin” është mahitur ajo, duke pretenduar se në fëmijën e vogël ka hyrë demoni. “Është hera e parë që kujdesem për një fëmijë dhe nuk di ku gabova, por e di që mbesa ime është duke fjetur me kokë poshtë.”

Më vonë, nëna e vajzës ka thënë se nuk është hera e parë që ajo fle në këtë mënyrë dhe se kohëve të fundit është shumë akrobatike. /Telegrafi/