Site icon Telegrafi

Fëmija dhe shkalla e inteligjencës

Fëmijës suaj nëse i bien në sy veprat e artit ose ju tregon gjëra të bukura, kjo tregon se ky fëmijë, koeficientin inteligjencës (IQ) e ka mbi 130.

Sipas statistikave, fëmijë të tillë ka 2,5 për qind, transmeton Telegrafi.

Gjenitë e vegjël i kanë shumë të theksuara këto veti, ndërsa shkalla e inteligjencës së tyre është mbi 160.

Shumica e fëmijëve (66 për qind) shkallën e inteligjencës e kanë 85 deri në 115.

Edhe pse me përqindje mesatare të inteligjencës, këta fëmijë nuk janë të hendikepuar, veçse te të gjithë, pa dallim, gjatë edukimit fillohet nga baza e përbashkët e zhvillimit të anës së fuqishme të personalitetit.

Ajo që duhet bërë është të nxitet kurioziteti dhe krijimtaria e çdo fëmije. Këto janë dy elemente thelbësore me anë të së cilave një fëmijë njeh botën përreth dhe krijon konceptet mbi çfarë e rrethon, etj.

Shumë të vlefshme janë lojërat me bazë, njohjen, fantazinë, ngjyrosjen, ndërtimin e formave te ndryshme, etj. /Telegrafi/

Exit mobile version