Vogëlushja duke luajtur gërvishti makinën superluksoze të fqinjit dhe ky u dërgoi faturën monstruoze.
Plot 1838 funte kushtonin rregullimet e makinës.
Prindërit kur panë faturën u tronditën pasi ishte një shumë e madhe por kur panë shënimin në fund u erdhi sërish buzëqeshja.
“Nuk do të paguani asgjë. Janë gjëra që ndodhin. Falemnderit që u treguat të sinqertë dhe më treguat që e bëri fëmija juaj. Si kompensim mund të kujdeseni për kopshtin tim kur unë të mos jem në shtëpi”, shkruante fqinji i tyre.