Një fëmijë i paemëruar ka pësuar lëndime të lehta në kokë, pasi u rrëzua qëllimisht prej një gruaje shtatzënë, që po drekonte në një restorant të Kinës.
Kamerat e sigurisë e kanë kapur momentin, kur ajo zgjatë këmbën dhe e pengon fëmijën që vraponte vazhdimisht mes tavolinave, transmeton Telegrafi.
Pasi u zbulua se ajo ishte fajtore, tha se fëmija e bezdiste derisa lëvizte dhe i hapte perdet e najlonit të cilat e godisnin në shpinë.
Fakti që ajo është shtatzënë dhe ka emocione të përziera, familja e fëmijës nuk duan të ngrenë padi, pasi janë pajtuar kur ajo kërkoi falje. /Telegrafi/
https://youtu.be/kR3Bqmss9ng