Këto para i kishte shpenzuar djali i tij 5-vjeçar,William Leith, duke luajtur lojën Juicy Jam në llogarinë e babait të tij në Facebook.
Meqenëse aty nuk kishte ndonjë ndalesë, pesëvjeçari ka blerë “monedha ari” që nevojiteshin për të kaluar në nivelin tjetër të lojës, transmeton Telegrafi.
Babai i djaloshit, Alistair Leith është ankuar për “mundësitë e lehta që ka Facebook, që të marrë para nga dikush, qoftë edhe nga ndonjë fëmijë”.
“Do të duhej të kërkohej fjalëkalimi, apo të njoftohesha me mesazh, për këtë shpenzim parashë”, ka thënë Leith, duke pranuar se e ka lejuar të birin të luajë lojën në rrjetin social. /Telegrafi/