Një fëmijë 5-vjeçar nga fshati Trabotivishtë e Dellçevës – Maqedoni e Veriut ka përfunduar në Spitali pasi është helmuar me barëra, të cilat i ka pirë larg syve të prindërve.
Sapo e kanë vërejtur familjarët, fëmijën me Ndihmë të shpejtë e kanë dërguar në Spitalin e përgjithshëm me veprimtari të zgjeruar – Koçan, nga ku, për shkak të seriozitetit të helmimit është dërguar në Klinikën për sëmundje të fëmijëve në Shkup për mjekim të mëtejm.