Site icon Telegrafi

Fëmija 12-vjeçar, i vetmi që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit privat – që la të vdekur tetë persona (Foto)

Një fëmijë 12-vjeçar, është i vetmi që i mbijetoi rrëzimit të aeroplanit privat, që ra në një pjesë malore të Indonezisë.

Fluturakja zvicerane Pilatus, e kishte humbur kontaktin me bazën e kontrollit ajror, pasi për 40 minuta bëri xhiro mbi provincën Papua, transmeton Telegrafi.

Aeroplani i shkatërruar është gjetur në mëngjes, pas një aksioni të gjerë kërkimi, në një zonë shumë të dendur me trungje dhe degë.

“Janë gjetur tetë persona të vdekur dhe një i gjallë, me lëndime të lehta. Ende nuk dihen arsyet e përplasjes”, ka thënë zëdhënësi i ushtrisë indoneziane.

Hetimet për fluturaken që i përkiste kompanisë Dimonim Air, kanë nisur të bëhen prej komitetit të sigurisë nacionale. Raportohet se në bord ishin dy pilotë dhe shtatë udhëtarë.

Banorët e zonës, raportuan se dëgjuan një zhurmë shumë të madhe, në kohën kur mendohet të ketë ndodhur rrëzimi. /Telegrafi/

Exit mobile version