Telegrafi

Fëlliqësira, tani vajtoni për profesorin?

Bledi Mane

Gilman më fal për vonesën, tani e mora vesh lajmin. Sa mirë që nuk dëgjon dhe shikon, sepse po bëhet kërdia. Ka plasur dashuria, loti, dhimbja, hipokrizia dhe pafytyrësia nga ata lapanjozë që deri dje nuk të flisnin.

E mban mënd profesor kur si deputet demokrat flisje e debatoje idealizimin tënd si Branko Merxhani qëmoti, por të anatemonin e të kryqëzonin thjesht për t’i bërë qejfin liderit?

E mban mënd kur të qëruan nga partia e ti ngulmove e kandidove më pas më 2009-n si deputet në Shkodër, por të grabitën edhe votat dhe edhe guximin intelektual?

E mban mend shprehjen tënde gjigande kur pas farës së numërimit të votave pyesje si fëmija naiv i Krishtlindjes: Mirë vota e gruas, po vota ime ku është?

Ti nuk vdiqe në tetorin e 2016-s. Jo, jo! Ti vdiqe shtatë vjet më parë, vdiqe në qershorin e 2009-s kur t’u lëshuan zagarët e Berishës e të Jozëfinës dhe pasi të shpallën armik ta mallkuan familjen, karrierën, të ardhmen.

Gilman! Ti je me fat, o i vdekuri më i ri i Shqipërisë, që nuk po përjeton nga afër hipokrizinë lapanjoze të së djathtës e të servilizmit frikacak alla shqiptar.

Ik profesor në atë tjetër botë e nëse në varrimin tënd do pranosh lapanjozët, kjo tregon së ti vdiqe, por frika jote qenka eternitë.

Mbyllu aty në arkivol e më mirë përkthe një tjetër libër, sesa të dëgjosh fjalimet post mortum të këtyre të gjallëve që Berisha ende i shkërdhen në vaginë, në gojë, në anus, në mendje, në shpirt…!