Marouane Fellaini po shkon drejt italianëve të Romës si një agjent i lirë kur të skadojë kontrata e tij te Manchester United.
Mesfushori belg do të jetë jashtë kontratës në Old Trafford në qershor të këtij viti dhe nuk ka mungesë të ofertave në tavolinë.
Shumica e ofertave të tyre janë nga Turqia, ku Galatasaray dhe Besiktas janë duke u përpjekur për nënshkrimin e tij.
Megjithatë, sipas Corriere dello Sport dhe Sun Sport, Fellaini ka zgjedhur një të ardhme në Serie A.
Këto mediume italiane raportojnë se zgjedhja e mesfushorit belg është klubi kryeqytetas, Roma.
Reprezentuesi 30-vjeçar belg dëshiron të bashkohet me bashkëkombësin e tij, Radja Nainggolan.
Besohet se drejtori sportiv i Giallorossëve, Monchi është një admirues i gjatë i Fellainit të thyer dhe beson se ai mund të sjellë një aftësi ndryshe për Romën.
Për Fellianin raportohet se nuk ka raporte të mira me trajnerin Jose Mourinho. /Telegrafi/