Site icon Telegrafi

Fellaini largohet nga United por mbetet në Angli

Mesfushori belg, Marouane Fellaini duket se do të largohet nga Manchester United.

Forma jo e mirë e tij ka bërë që United ta hedhë në tregun e transferimeve për afatin kalimtar të janarit.

Kësisoj belgu pritet të largohet nga ‘Old Traford’ dhe skuadra më e interesuar për shërbimet e tij është West Ham United.

Sipas medieve angleze, londinezët janë të gatshëm të ofrojnë 15 milionë euro për t’i fituar shërbimet e tij.

29-vjeçari më parë ka luajtur edhe në Everton dhe është dalë nga akademia e skuadrës belge, Standard Lutig. /Telegrafi/

Exit mobile version