Telegrafi

Fellaini kërkohet nga Monaco

Marouane Fellaini (Getty Images)

Monaco është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit  të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, këtë verë.

Mesfushori i Manchester Unitedit është jashtë kontratës në qershor dhe duket se do të largohet nga Old Trafford pas pesë vjetësh me Djajtë e Kuq.

Përfundimi i kontratës dhe transferimi pa para ka bërë shumë skuadra të vihen pas mesfushorit belg.

Lexo po ashtu Top 30 lojtarët që në qershor do të jenë falas – Nga portierët si Kepa e Casillas, mbrojtësit De Vrij e Chiellini, te sulmuesit Balotelli e Ibrahimovic (Foto)

Gjiganti turk, Besiktas, duket se ka të ngjarë të transferojë 30-vjeçarin, pasi kishin shprehur interesim edhe gjatë verës së kaluar dhe afatin dimëror.

Fellaini është shumë i kërkuar në Francë, Itali dhe Turqi (Getty Images)

Por, sipas mediumit britanik Daily Mail, klubi francez, Monaco është i gatshëm të transferojë Fellainin, pasi ofron pagë më të lartë.

Monaco dëshiron transferimin e belgut pasi braziliani Fabinho ka shumë gjasa të largohet këtë verë.

Lexo po ashtu Tetë lojtarët që mund të largohen nga Manchester Unitedi nëse Jose Mourinho qëndron

Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është një destinacion i mundshëm për ish-mesfushorin e Evertonit.

Sido që të jetë e ardhmja e mesfushorit belg pritet të vendoset shumë shpejt dhe nga qershori do të mësohet skuadra e re e tij. /Telegrafi/