Monaco është skuadra e fundit që ka shprehur interesim për transferimin e mesfushorit të Manchester Unitedit, Marouane Fellaini, këtë verë.
Mesfushori i Manchester Unitedit është jashtë kontratës në qershor dhe duket se do të largohet nga Old Trafford pas pesë vjetësh me Djajtë e Kuq.
Përfundimi i kontratës dhe transferimi pa para ka bërë shumë skuadra të vihen pas mesfushorit belg.
Gjiganti turk, Besiktas, duket se ka të ngjarë të transferojë 30-vjeçarin, pasi kishin shprehur interesim edhe gjatë verës së kaluar dhe afatin dimëror.
Por, sipas mediumit britanik Daily Mail, klubi francez, Monaco është i gatshëm të transferojë Fellainin, pasi ofron pagë më të lartë.
Monaco dëshiron transferimin e belgut pasi braziliani Fabinho ka shumë gjasa të largohet këtë verë.
Paris Saint-Germain gjithashtu thuhet se është një destinacion i mundshëm për ish-mesfushorin e Evertonit.
Sido që të jetë e ardhmja e mesfushorit belg pritet të vendoset shumë shpejt dhe nga qershori do të mësohet skuadra e re e tij. /Telegrafi/