Mesfushori i Manchester United, Marouane Fellaini ka qenë në Itali mbrëmjen e kaluar në ndeshjen e Napolit ndaj Romës.
Belgu ka shkuar në Romë pas fitores së Unitedit në FA Cup ndaj Evertoni të shtunën.
La Gazzetta dello Sport shkruan se ai ka qenë në Romë për të shikuar bashkëkombasit Nainggolan dhe Mertens.
Por, më pas ai shkoi edhe në darkë me Nainggolanin, Pjanicin dhe Ucanin.
Roma po ashtu po mendon që të ofrojë 15 milionë euro për lojtarin, kur të hapet afati kalimtar. /Telegrafi/