Telegrafi

Felix thotë se u befasua kur u ble aq shtrenjtë nga Atletico Madridi, por nuk ndien presion

Joao Felix (Foto: Gonzalo Arroyo Moreno/Getty Images/Guliver)

Ylli i Atletico Madridit, Joao Felix ka thënë se ai nuk po ndjen më presionin e 126 milionë eurove të shpenzuara nga klubi i tij për ta transferuar nga Benfica. 

Portugezi, i cili mbushi 20 vjeç muajin e kaluar, u bë lojtari i tretë më i shtrenjtë në historinë e futbollit kur u transferua nga Benfica në verë.

Duke mbërritur si transferim i madh i verës, Felix nuk ka hyrë në jetë ende me ekipin e Diego Simeones duke luftuar për qëndrueshmëri, por por ai thotë se natyra e ardhjes së tij nuk është në mendjen e tij.

“126 milionë euro nuk janë barrë mbi mua. Por kur nënshkrova, mendova: Wow, kam kushtuar 126 milionë euro!”, ka thënë fillimisht Felix për A Bola.

Lexo po ashtu Zyrtare: Joao Felix fiton çmimin "Golden Boy 2019"

Felix humbi gjashtë ndeshje midis tetorit dhe nëntorit me një dëmtim të këmbës, por është paraqitur në çdo ndeshje tjetër në kampionat dhe Ligën e Kampionëve.

Pasi shënoi 20 gola në 43 ndeshje për Benficën sezonin e kaluar, talenti qëndron aktualisht në kuotën e katër golave nga 18 ndeshje dhe menaxheri Simeone ka kërkuar të shohë më shumë nga Felix, pasi ai përshtatet me stilin e Atleticos.

“Simeone thotë këto gjëra dhe ato nuk janë gjëra negative për mua, ato janë gjëra për tu përmirësuar”.

“Kjo është ajo që ai mendon, kështu që unë do të punoj që të kem pak më shumë ‘benzinë’, pak më shumë qëndrueshmëri”.

Lexo po ashtu Revolucioni me talente nën 20 vjeç në La Liga: Yje të mëdhenj po lindin në tokën spanjolle

“Sigurisht, çdo ditë jam duke u rritur – nëse punojmë çdo ditë, ne rritemi çdo ditë”.

“Kur topi të fillojë të ecë, golat do të fillojnë të arrijnë njëra pas tjetrës dhe të gjitha sakrificat do të kenë qenë të vlefshme”, përfundoi portugezi. /Telegrafi/