Site icon Telegrafi

Felix i lumtur me rikthimin te Chelsea: Gjithmonë kam dashur të jem sërish këtu

Joao Felix u rikthye te Chelsea pas negociatave të stërgjatura me Atletico Madridin.

Sulmuesi portugez edhe më parë ka veshur fanellën e gjigantit anglez, ku nga janari i vitit 2023 qëndroi për gjashtë muaj në Stamford Bridges.

Felix është shprehur shumë i lumtur që është rikthyer në Londër, pasi këtë e kishte në mendje që nga viti i kaluar.

Lexo po ashtu "Mund të jem me të vetëm për dy javë", pritja që Pedro Neto ia bëri Joao Felixit te Chelsea

“Jam shumë i lumtur që jam kthyer te Chelsea dhe mezi pres të filloj. Mund të shoh disa fytyra të njohura nga hera e fundit që isha këtu, gjë që është gjithmonë e bukur dhe u thashë miqve dhe familjes se do të doja të kthehesha në Ligën Premier një ditë”.

“Ta bësh këtë me Chelsean është një ndjenjë e mrekullueshme dhe jam i emocionuar që jam rikthyer. Tani dua të fitoj me klubin tim të ri”, deklaroi Felix.

Lexo po ashtu Zyrtare: Joao Felix, lojtar i ri i Chelseat

Rikthimin e Felix në klub e ka mirëpritur edhe trajneri i ri i Chelseat, Enzo Maresca, duke thënë se ai mund të luaj në pozita të ndryshme.

“Ai është një lojtar i mirë dhe klubi tashmë e njeh atë prej nga dy vjet më parë. E mira e Zhoaos është se ai mund të luajë në pozicione të ndryshme me ne, si në qendër, si numër 9 dhe në krah”, deklaroi Maresca. /Telegrafi/ 

Exit mobile version