Telegrafi

Felipe Melo grushton kundërshtarin, shpërthen sherri masiv në fushë (Video)

“Ujku qimen e ndërron, por zakonin asnjëherë”, kjo është një shprehje e urte popullore, e cila i shkon më së miri Felipe Melos.

Nëse kishit menduar se ai e ka harruar boksin në fushën e lojës, e keni shumë gabim.

Futbollisti brazilian ka bërë “namin” dje në ndeshjen ndaj Penarol në “Copa Libertadores.

Melo në përfundim të ndeshjes grushtoi një nga futbollistët kundërshtarë, dhe më pas nisi dhe “lufta” në fushën e lojës, teksa lojtarët vraponin për ta goditur brazilianin.

Ndërhyrja e policisë nuk është se bëri shumë punën në sherrin masiv. /Telegrafi/