Telegrafi

Felipe Mattioni në radarin e Barcelonës

Mattioni kaloi gjashtë muaj të vështira në Milan në sezonin e kaluar, dhe që atëherë është kthyer te klubi i tij i parë, Gremio.

Por agjenti i lojtarit, Mino Raiola, ia ka propozuar lojtarin Barcelonës, që është në kërkim të një mbrojtësi të ri. Raiola tashmë ka sjellë te kampioni i Evropës dyshen e Interit, Maxwell dhe Zlatan Ibrahimovic këtë verë.

Klubi spanjoll po ashtu raportohet se është i interesuar për shërbimet e mbrojtësit të Arsenalit, Emmanuel Eboue.