Telegrafi

Felicity Huffman dënohet me burg dhe gjobë, për përfshirjen në skandalin e regjistrimit të fëmijëve në kolegj

(Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Aktorja amerikane, Felicity Huffman, është dënuar me 14 ditë burg për përfshirjen e saj në një skandal të pranimeve në kolegj.

Ylli i “Desperate Housewives” pranoi se pagoi 15.000 dollarë që përgjigjet e provimit të vajzës së saj për pranimin në kolegj të korrigjoheshin fshehurazi në vitin 2017. Ajo gjithashtu duhet të bëjë 250 orë shërbim në komunitet dhe të paguajë një gjobë prej 30.000 dollarësh.

Prindër të tjerë gjithashtu ishin mes 50 të akuzuarve për këtë skemë, por asnjë prej fëmijëve të tyre nuk u akuzua.

Lexo po ashtu Skandal në SHBA: Prindër të pasur, aktorë e sportistë, kanë paguar miliona për regjistrimin e fëmijëve të tyre në universitet prestigjioze - FBI arreston 38 persona

“Nuk ka justifikime për veprimet e mia. Do të doja t’i kërkoja përsëri falje vajzës sime, bashkëshortit tim, familjes dhe komunitetin arsimor për veprimet e mia. Veçanërisht dua t’u kërkoj falje studentëve që punojnë shumë çdo ditë për të hyrë në kolegj dhe prindërve të tyre që bëjnë sakrifica të jashtëzakonshme për të mbështetur fëmijët”, është shprehur Huffman.

(Foto: Paul Marotta/Getty Images/Guliver)

Gjykatësi ka thënë se Huffman e ka pranuar përgjegjësinë e plotë për veprimet e saj, por përpjekja për të qenë nënë e mirë nuk e justifikon atë që bëri, transmeton Ora News.

Prokurorët kishin kërkuar për të një muaj burg dhe 20.000 dollarë gjobë. /KP/