Telegrafi

Felicette, maca e parë dhe e fundit e cila shkoi në hapësirë

Një macë franceze e guximshme ishte bërë e famshme falë udhëtimit në hapësirë, por pastaj pësoi një fund tragjik jo shumë kohë më vonë.

Felicette, e cila më vonë morri emrin Felix u dërgua në orbitën e tokës si pjesë e programit hapësinor francez të viteve të 60-ta, shkruan The Mirror.

Ajo ishte një macë e rrugëve parisiene, dhe ishte macja e parë që shkoi në hapësirë ku mori pjesë në udhëtimin 15 minutësh në orbitën e Tokës në vitin 1963, transmeton Telegrafi.

Një numër i kafshëve kishin shkuar në hapësirë para Felicette, ndërsa kafsha më e pafat ishte qeni rus Laika.

Qeni rus u dërgua në hapësirë por ngordhi gjatë kthimit për shkak të mbinxehtësisë.

Felicette në anën tjetër u kthye në mënyrë të sigurt.

Para dërgimit të Felicette në hapësirë, programi hapësinor francez kishte arritur që në hapësirë të dërgontë vetëm brejtës.

C341 ishte emri i koduar i saj, dhe u katapultua në një lartësi prej 160 kilometrave mbi tokë nga Shkretëtira e Saharasë.

Duke peshuar vetëm 2.5 kilogramë ajo ishte e qetë dhe u bë një yll pas kthimit heroik në tokë. /Telegrafi/