Nabil Fekir do të mbetet pjesë e Lyonit së paku edhe për një stinor.
Sulmuesi francez nuk ka pranuar kalimin në Ligën Premier ku u kërkua nga Tottenham dhe Newcastle.
Ai ka deklaruar se është i lumtur në Lyon dhe kërkon të fitojë trofe me klubin e tij.
“Jam shumë i lumtur në Lyon dhe nuk dua të largohem njëherë”, tha Fekir.
“Nuk më intereson për asnjë skuadër tjetër pasi dua t’i ndihmoj ekipit tim për t’i arritur objektivat”, deklaroi reprezentuesi francez.
Ai ka kontratë me Lyonin deri në qershor të vitit 2019, ndërsa çmimi i tij është rreth 25 milionë euro. /Telegrafi/