“Pa marrë parasysh situatës së keqe financiare në klub, e kemi filluar fazën përgatitore me disa futbollistë të rinj. Po punojmë maksimalisht falë trajnerit Rizvan Jetullahu dhe ndihmësit të tij, Xhavit Mehmedi. Mendoj se do të kemi rezultate të mira në stinorin pranveror, ku do të ngritemi në tabelë”, u shpreh Feka për “Zërin”.
“Shpresojmë që do të na bashkëngjiten edhe futbollistë tjerë, që s’kanë filluar stërvitjet shkaku i pagave”, vijoi ai.
Futbollisti vushtrrias foli edhe për kryetarin Agron Selimi, rreth premtimeve që i ka dhënë ai, por që nuk i ka realizuar deri tash.
“Shpresojmë që pa filluar sezoni, kryetari t’i përfundojë obligimet dhe klubi të ngritet aty ku e ka vendin”, përfundoi Egzon Feka.