Telegrafi

Fejzullahu shënon në fitoren e lartë të NEC Nijmegen

Sulmuesi shqiptar me pasaportë suedeze, Erton Fejzullahu, hapi serinë e golave (27’) dhe njëherit vendosi rezultatin përfundimtar të pjesës së parë.

Në gjysmën e dytë, sulmuesi Saidi Ntibazonkiza shënoi katër gola (57’, 64’, 79’ dhe 85’), mesfushori Jeffrey Sarpong shënoi dy herë (67’ dhe 83’) dhe një gol e shënoi mesfushori tjetër Rutger Worm. /Telegrafi/