Site icon Telegrafi

Fejzullahu sheh varfëri të madhe në Kosovë

Erton Fejzullahu, sulmuesi i klubit të njohur suedez të futbollit, Djurgarden dhe i kombëtares së Suedisë ka qenë në Kosovë për herë të parë pas 11 viteve.

Përshtypjet e tij nga kjo vizitë një javore, ai i ka ndarë profilin e tij në rrjetin social, Facebook.

“Nuk kam qenë atje për 11 vite, ishte mrekulli që takova gjyshen time dhe të afërmit e mi që nuk i kisha parë për një kohë të gjatë”, ka shkruar ai.

“Disa gjëra kanë ndryshuar në këtë vend që nga lufta, por varfëria mbetet shumë e madhe. Kjo situatë më ka zgjuar dhe shumë jam falënderues që kam shkuar në Suedi, për të jetuar një jetë me shumë mundësi dhe për të arritur ëndrrat e mia. Do të dëshiroja që secili të jetonte fëmijërinë që kam pasur unë. Ajo ka qenë absolutisht perfekte dhe nuk mund të ankohem për asgjë”, shkroi Fejzullahu.

25-vjeçari ka lindur në Mitrovicë, ndërsa pas emigrimit në Suedi ka luajtur për Copenhagen (Danimarkë), Mjallby (Suedi), NEC Nijmegen (Holandë), Randers (Danimarkë) dhe tani Djurgarden, duke zhvilluar 3 ndeshje dhe shënuar një gol për kombëtaren e Suedisë.

“E di miqtë e mi se të gjithë kemi probleme dhe kemi brenga të ndryshme, përherë ne jemi të mirë dhe të tjerët të këqij. Qëndroni të gëzuar, kjo iu ndihmon të ndaloni urrejtjen. Është mirë me qenë i punësuar dhe urime vitin e ri për të gjithë”, përfundon Fejzullahu. /Sporti1/Telegrafi/ 

Exit mobile version