Caktimi i masës së paraburgimit për Gafurr Dugollin, dëshmon edhe një herë se autoritetet maqedonase nuk respektojnë rregulla ligjore në raport me shqiptarët, kështu tha për Televizionin Rrokum Fejzi Hajdari, botues i gazetës Lajm në Maqedoni.
Ai tha se ky mund të jetë një veprim i koordinuar mes qarqeve politike në Prishtinë dhe Shkup, pa përjashtuar partinë e Ali Ahmetit.
Hajdari shtoi se “shqiptarët në Maqedoni duhet të kishin organizuar një protestë për të shprehur pakënaqësinë e tyre, sepse me 5 mijë persona e kishin zgjidhë këtë çështje”.
I pytur për mundësinë e lirimit të Dugollit këtë të hënë, Hajdari tha se “Dugolli të lirohet me një angazhim minimal të liderit të BDI-së Ali Ahmeti”.
https://www.youtube.com/watch?v=d1h3piy5A7c