Telegrafi

Fejza i pranishëm në Festivalin Ndërkombëtar të Sofjes

Producenti kosovar Nehat Fejza, është i ftuar zyrtarisht nga festivali i Sofjes në nivelin e vendimmarrësit për seksionin Sofia Meetings!

Festivali Ndërkombëtar i Filmit i Sofjes është festivali kryesor i filmit në Bullgari. Ka filluar të mbahet që nga viti 1997, ndërsa që nga viti 2003 në festival ekziston gara ndërkombëtare e filmave.