Vjedhja e dy kasafortave me 50 mijë lekë (425 euro) dhe 600 euro, është kthyer në një tragjedi në familjen Vitaj në Malësinë e Madhe (Shkodër). Autori i grabitjes, 27-vjeçari Kristian Fusha së bashku me të fejuarën e tij Samanta Vitaj, ishin ftuar në banesën e motrës së kësaj të fundit Eva Vitaj.
Dy ditë pas darkës familjare, Fusha së bashku me një mikun e tij janë rikthyer në zonën e Ali Demit për të grabitur banesën e së kunatës.
Autori kishte siguruar më përpara çelësat e banesës. Shoku i tij ishte maskuar, ndërsa Fusha u shtir si i çalë për të vështirësuar identifikimin. Për të kryer krimin, ata i kishin marrë një mikut të tyre një mjet me targa të Kosovës.
Pasi janë futur në banesë kanë vjedhur dy kasafortat dhe më pas janë zhdukur. Mësohet se Kristian Fusha ishte larguar në Mal të Zi ku kishte shpenzuar paratë.
Menjëherë pas denoncim të Komisariatin nr.1, policia ka sekuestruar kamerat e zonës dhe ka arritur të zbulojë mjetin.
Pasi kanë pyetur pronarit e saj, ai u ka thënë se makinën ua kishte dhënë Kristian Fushës dhe një personi tjetër. efektivët arritën që të arrestojnë 27-vjeçarin dy ditë me parë, pasi ishte kthyer nga Mali i Zi.
E fejuara e tij Samanta Vitaj në kushte të rënda psikologjike kur mori vesh se Fusha ishte autori i grabitjes ne banesën e motrës së saj i ka dhënë fund jetës duke pirë fostoksine.
Këtë të martë, gjykata e Tiranës ka vendosur masën arrest me burg për të riun, i cili rezulton i dënuar edhe më herët për vjedhje./Vizion Plus