I fejuari i Britney Spears, Sam Asghari, ka shprehur mirënjohjen e tij për këngëtaren, që sipas tij e vuri në dukje si aktor.
27-vjeçari, i cili është model dhe trajner fitnesi, i bëri këto komente për Variety gjatë premierës së “House Of Gucci”, në Los Angeles.
Duke fituar një numër rolesh gjatë kohës së lidhjes me artisten, ai pranoi se ishte ndikimi i këngëtares që e ka ndihmuar në karrierë.
“Ajo më ka ndihmuar shumë me këtë. Mendoi se duhet të bëhemi realist”, u shpreh Asghari, shkruan DailyMail.
Ai dhe Britney u takuan kur ai u bë pjesë e videoklipit të saj “Slumber Party” në vitin 2016 dhe dyshja janë në lidhje që nga ajo kohë.
Këtë vit aktori ka fituar rol në “Black Monday” dhe në filmin e ardhshëm të Mel Gibson “Hot Seat”.
“Dua ta falënderoi Britney shumë që më vuri në hartë dhe për çdo gjë që po ndodh në karrierën time”, tha tutje ai.
Kujtojmë që javë e kaluar Britney është liruar nga kujdestaria konservatore e babait të saj pas 13-vitesh.
“Jam shumë i lumtur për të dhe kam qenë një shtyllë kurrizore për të, por e gjitha është barrë e saj. Ajo më inspiron, Ajo i do fansat e saj dhe këtë e bën të mundur të gjithë fansat e saj dhe përpjekja e saj”, tha tutje partneri i këngëtares.
Këto deklaratë të tij vijnë pas thashethemeve se Britney ka filluar të mendojë për organizimin e dasmës së tyre.
Çifti u fejuan në shtator, ai pritet të bëhet burri i tretë me radhë i këngëtares, pasi në të kaluarën Britney ishte e martuar dy herë. /Telegrafi/